Së shpejti në Kosovë Pa degë. Kredi 100% digjitale.
Kur të hapemi, do të mund të aplikosh direkt nga telefoni.

krei është institucion financiar jobankar me seli në Prishtinë, i regjistruar nga BQK. Po sjell kredi 100% digjitale në Kosovë.
- Regjistruar nga BQK, Vendimi Nr. 105-30/2026
- Regjistrimi në listë është falas dhe pa obligim
- Nuk është aplikim për kredi dhe nuk ndikon në historinë tënde kreditore
Rezervo vendin tënd.
Falas dhe pa asnjë obligim. Të njoftojmë ndër të parët kur krei hapet.
Faleminderit! Je në listë.
E kemi marrë regjistrimin tënd. Do të të kontaktojmë vetëm kur të kemi lajme për hapjen e krei, pa mesazhe të tjera ndërkohë. Deri atëherë, ndaje krei me miqtë që mund t'u duhet.
- KryerRegjistrimi nga BQKVendimi Nr. 105-30/2026, në fuqi nga 02.11.2026.
- TaniLista e pritjesE hapur. Regjistrimi zgjat më pak se një minutë.
- Në vijimHapja e kreiSë shpejti. Anëtarët e listës njoftohen të parët.
Kredia jote e parë digjitale të pret.

Pa degë, pa letra
Aplikim, vendim dhe nënshkrim nga telefoni, kudo që je. Pa formularë të shtypur.
Kosto të qarta
Këstin mujor, normën efektive të interesit dhe shumën totale i sheh para se të nënshkruash.
Nën mbikëqyrjen e BQK
krei është institucion financiar jobankar i regjistruar nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës.
Shuma mund të jetë e vogël. Ti jo.
Te krei, çdo klient merr të njëjtën vëmendje, pavarësisht shumës që kërkon.
Kreditë e vogla janë fokusi ynë. Teknologji e shpejtë, kosto të qarta dhe mbështetje në çdo hap.

Tre hapa. Asnjë vizitë në degë.
-
01Aplikimi
Vetëm numri i telefonit dhe letërnjoftimi ose pasaporta. Pa formularë të shtypur.
-
02Vendimi
Vlerësim digjital i aftësisë paguese, me njoftim me SMS dhe në aplikacion.
-
03Paratë
Pas nënshkrimit digjital, shuma transferohet direkt në llogarinë tënde bankare.
Institucion financiar i rregulluar.
KREI J.S.C. është regjistruar nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) si institucion financiar jobankar me veprimtari të dhënies së kredive. Veprojmë nën mbikëqyrjen e BQK, në përputhje me Ligjin Nr. 04/L-093.
- Lloji i institucionit
- IFJB
- Autoriteti mbikëqyrës
- BQK
- Vendimi i BQK
- 105-30/2026
- Në fuqi nga
- 02.11.2026
- Selia
- Prishtinë
- Numri unik identifikues (NUI)
- 812413136
Huamarrje e përgjegjshme. Vlerësojmë aftësinë paguese para çdo kredie, që kësti të jetë i përballueshëm për ty.
Çka duhet të dish për krei.
Çka është krei?
krei (KREI J.S.C.) është institucion financiar jobankar (IFJB) me seli në Prishtinë, i regjistruar nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) me veprimtari të dhënies së kredive. Nuk është bankë. krei po ndërton kredinë 100% digjitale në Kosovë: aplikim, vendim dhe nënshkrim nga telefoni, pa degë.
A mund të aplikoj për kredi tani?
Ende jo. krei është në fazën para hapjes dhe ende nuk jep kredi. Tani për tani mund të regjistrohesh vetëm në listën e pritjes. Regjistrimi është falas, nuk është aplikim për kredi dhe të njoftojmë ndër të parët kur të fillojmë.
Kur hapet krei?
Së shpejti. Anëtarët e listës së pritjes njoftohen të parët, me email ose SMS.
Çka është kredia digjitale?
Kredia digjitale është kredi që aplikohet, vlerësohet dhe nënshkruhet plotësisht online, nga telefoni, pa vizitë në degë dhe pa dokumente të shtypura. Kjo e bën kredinë online më të shpejtë dhe më të thjeshtë. krei po ndërtohet si ofrues i kredisë 100% digjitale në Kosovë.
A më obligon regjistrimi në listën e pritjes?
Jo. Regjistrimi është falas, nuk është aplikim për kredi dhe nuk ndikon në historinë tënde kreditore. Mund të çregjistrohesh kurdo.
Si i përdorni të dhënat e mia?
Vetëm për të të njoftuar për hapjen e krei dhe për lajme të lidhura me shërbimin. Nuk i shesim dhe nuk i ndajmë me palë të treta për marketing. Të dhënat përpunohen sipas legjislacionit për mbrojtjen e të dhënave personale në Kosovë.
Bëhu ndër të parët.
Lista e pritjes është e hapur. Regjistrimi zgjat më pak se një minutë.
Bashkohu në listën e pritjes